(VIDEO) Eksperti amerikan: Propozimi francez sjellë rezultate pozitive për Shkupin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Është e pamundur të parashikohet se sa do të zgjasin dhe si do të zhvillohen negociatat mes BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por pranimi i propozimit francez do të përkthehet në rezultate pozitive për qytetarët e Maqedonisë së Veriut në plan afatgjatë. Kështu thotë Riçard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Aleanca SHBA-Evropë në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Megjithatë, ai thotë se parashikimet e disa ekspertëve se anëtarësimi i plotë në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të ndodhë brenda vitit 2030, duken reale.

RIÇARD KREMER, EKSPERT
“Ka pasur kompromise. Bullgaria duhej të bënte lëshime, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut. Kështu bëhet përparim. Jo të gjithë janë gjithmonë të lumtur të bëjnë kompromis, por ky është thelbi i negociatave. Kundërshtimet për pranimin e propozimit francez janë për shkak të emocioneve të shtuara për momentin. Por në plan afatgjatë, mendoj se të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta vlerësojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, që është një trajektore e natyrshme ku vendi po lëviz aktualisht”.

Kremer paralajmëron gjithashtu për fushatën agresive dezinformuese të Rusisë në Ballkan. Megjithatë sipas tij, pjesa më e madhe e popujve të Ballkanit nuk bien pre e fushatave të tilla, përveç Serbisë ku mbizotëron frymë shumë pro-Ruse.

RIÇARD KREMER, EKSPERT
“Ajo që shohim aktualisht në Bullgari, Bosnje dhe gjithandej në Ballkanin Perëndimor, dezinformatat e tilla ruse dhe lajmet e rrejshme nuk kalojnë tek banorët e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë, ku gjatë gjithë kohës mbizotëron përkrahje publike për Rusinë edhe përkundër luftës brutale dhe të paprovokuar kundër popullit ukrainas”.

Ai fton gjithashtu për vazhdimin e angazhimit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, pasi duke ndihmuar demokracitë ballkanase, SHBA ndihmon edhe integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /SHENJA/

You may also like