VIDEO EKSKLUZIVE/ Goditja në sy, Cara dërgohet drejt spitalit

by admin
Spread the love

Gjatë ndeshjes Kukësi-Partizani, pas shënimit të golit, lojtari i të kuqve Tedi Cara mori një goditje në sy. Pasi u godit me shishe plastike, lojtari u zëvendësua sepse e kishte të pamundur vijimin e ndeshjes. Pas tentativave të stafit mjekësor të të kuqve për ta mjekuar dhe normalizuar gjendjen shëndetësore të tij, u vendos që ai të dërgohej me ambulancë drejt spitalit të Kukësit.

Për të marrë një mjekim më të specializuar dhe për të bërë çdo kontroll të mundshëm të pjesës së syrit, ku edhe është dëmtuar. Oversport disponon videon ekskluzive të momentit kur Cara i drejtohet spitalit të Kukësit.

Stafi o skuadrës së Kukësit ka bërë vazhdimisht thirrje kundrejt tifozëve për të mos hedhur sende në fushën e lojës. Dërgimi i Carës në spital ka vonuar edhe startin e pjesës së dytë, pasi delegati nuk pranoi që të fillonte takimi pa qenë ambulanca e pranishme. /oversport.tv

Lexo lajme interesante

You may also like