(VIDEO) Edhe sot alarme të rrejshme për bomba në Shkup

by admin
Spread the love




Kanë vazhduar edhe sot kërcënimet për bomba të vendosura nëpër shkollat e mesme të Shkupit. Gjatë ditës së sotme rreth orës 9 e 30 në adresat elektronike,  katër shkolla kanë pranuar kërcënime për bomba.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve. Ndërkaq, nga MPB njoftojnë se më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese anti-terroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rrejshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me njoftimet e sotme se katër shkolla në territorin e Shkupit kanë marrë mesazh në adresën e emailit me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë raportime të rrejshme”.

Ndërkaq, ka dy javë që shkollat janë cak i kërcënimeve  të tilla, por fatmirësisht të gjitha deri më tani kanë rezultuar të rrejshme, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, para disa ditëve deklaroi se punojnë për zbardhje të plotë të rastit, ndërsa Spasovski gjithashtu  nënvizoi se se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like