(VIDEO) Dy fytyrat e Shkupit, Aerodromi modern, Çairi në baltë!

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Dy komuna në kryeqytet, të dyja të mbipopulluara, por me etni të ndryshme. Ky nuk është dallimi i vetëm.  Investim, infrastrukturë, hapësirë, gjithçka është ndryshe mes tyre.

Kamera e Televizionit Shenja xhiroi nga afër se si duket pasqyra e të dyja vendbanimeve. E dallimi bëhet edhe më i theksuar në mot me shi.

Çairi, me rrugë të ngushta, vende-vende gropa të mbushura me ujë, pa hapësirë për trotoare për të lëvizuar qytetarët, për shkak se të njëjtat janë zënë nga veturat që nuk kanë hapësira të posaçme për parkim, qarkullim i ngarkuar i veturave. Në këtë mënyrë jetojnë banorët e kësaj ane dhe kryejnë obligimet e përditshme.

Por, një pamje tjetër paraqitet nëse kalon në pjesën tjetër të Shkupit, në Aerodrom. Rrugë të gjera, me trafik normal, vendparkime dhe trotuare të zbrazëta.

Situata nuk ndryshon edhe nëse viziton parqet në të dyja komunat, ku njëra është me hapësirë më të kufizuar, me karriga të prishuara dhe gropa të mbushura me ujë, e tjetra është hapësirë shumë më e madhe, me numër më të madh të karrigeve dhe të gjitha janë të padëmtuara.

Pamja e Çairit nuk ka ndryshuar dhe pse prej vitesh udhëhiqet nga partia shqiptare në pushtet. Ajo që bie në sy se është bërë këto vite, është betonizim dhe ndërtim të banesave të larta. Emine Ismaili /SHENJA/ 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like