VIDEO/ Drejtori i Policisë së shtetit sqaron masat e marra për finalen në Tiranë

by admin
Spread the love

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit ka bërë me dije për qytetarët edhe masat që do të ndërmerren më 25 maj. Këtë herë ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ai që ka folur për mediat ku ka sqaruar gjithçka.

Në fjalën e tij, ai sqaroi se dita 25 maj nuk do të jetë një shtetrrethim, por përkundrazi një ditë feste. Për rrjedhojë i kërkoi qytetarëve që të mos përhapin panik edhe pse do të ketë bllokim rrugësh dhe kryeqyteti do të bllokohet për qytetarët që duan të udhëtojnë në Tiranë.

Ai sqaroi gjithashtu edhe masat që janë marrë për të dyja tifozeritë në mënyrë që mos të ketë përplasje midis palëve. Megjithatë, ai këmbënguli se e mërkura do të jetë një ditë feste ku do të promovohen vlerat e qytetarëisë europiane.

Video e deklaratës së plotë:

You may also like