Video dramatike/ Makina e vjedhur përplas kalimtarin, para se ndërtesa të shembet mbi ta në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje shokuese vinin sot nga SHBA ku tregoheshin momentet kur një makinë e vjedhur përplaset me shpejtësi me cepin e një ndërtese në kryqëzim, e cila nis të shembet mbi të prej përplasjes.

Një këmbësor ka humbur jetën në ngjarjen e rëndë në Baltimore ku aksidenti automobilitik shkaktoi shembjen e nje pjese te ndërtesës.

Skena e pabesueshme ndodhi në 8 shkurt, pasi policia kishte tentuar të ndalonte shoferin e makinës së vjedhur tip Hyundai Sonata, thanë zyrtarët.

Video e mjetit Hyundai që udhëtonte me shpejtësi dhe e përplasjes shkatërrimtare u publikua nga prokuroria e Maryland e cila po heton incidentin.

Mjeti i vjedhur u përplas me një tjetër pasi hyri në kryqezim me dritë të kuqe, para se të përplasen me këmbësorin dhe ndërtesën e dobët që fatkeqësisht u shemb mbi ta.

54 vjecari vendas Alfred Fincher, humbi jetën në vend ndërsa shoferi i mjetit Hyundai u arrestua tha policia, tha prokuroria vendore AG.

Përveç dy shoferëve, tre persona të tjerë u plagosën në incident, shkruan rrjeti vendas CBS Baltimore.

Kreu i policisë së Baltimore, Richard Worley tha në konferencë se nuk besonte se policët po e ndiqnin makinën në fjalë por kishin tentuar më parë ta ndalonin, shkruan rrjeti Baltimore Sun.

Ndërsa avokatët e familjes së Fincher tha se policia nuk e kishte ndaluar asnjëherë ndjekjen e makinës qe kreu vrasjen.