(VIDEO) Dorëheqja e kryeministrit, presidenti duhet të caktojë mandatar të ri

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kreut të Qeverisë vetëm disa orë pas mbylljes së kutive të votimit. Humbja e madhe e LSDM-së ndaj VMRO DPMNE-së ka bërë që Zaev të marrë përgjegjësi për rezultatin dhe të largohet jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga LSDM-ja.

Zoran Zaev, kryeministër
“E marr përgjegjësinë mbi vete për këtë zhvillim të ngjarjeve politike, marrë parasysh rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së”

Megjithatë, dorëheqja e Zaevit nga posti i kryeministrit nuk është thjeshtë dorëheqje e kryeministrit, por e gjithë Qeverisë. Kështu e thotë qartë Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, më saktësisht neni 93, paragrafi 2 i Kushtetutës.

Neni 93, paragrafi 2 i Kushtetutës
“Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengimi i përhershëm i tij në kryerjen e detyrës, sjellë dorëheqjen e Qeverisë”.

Në rast si ky kur e gjithë Qeveria është në dorëheqje, procedura e formimit të Qeverisë fillon nga fillimi. Presidenti Stevo Pendarovski duhet t’i jep mandatin partisë që do të ketë shumicën në Kuvend. Pastaj, mandatari i ri do të ketë afat ligjor prej 20 ditësh për të formuar qeveri. Qeverinë e propozuar nga mandatari i ri duhet ta konfirmojë Kuvendi me shumicë votash prej 61 deputetësh. Që para zgjedhjeve lokale dhe sidomos pas rrethit të parë, partitë opozitare VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar se në nëntor fillojnë bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare. Nëse këto parti arrijnë të formojnë shumicë prej 61 deputetësh, atëherë duhet ta njoftojnë presidentin dhe ta kërkojnë mandatin për formimin e Qeverisë, pasi Kuvendi ta ketë konstatuar dorëheqjen e Zaevit. /SHENJA/

 

You may also like