(VIDEO) Do të ndryshohet Ligji për të mundësuar dënime për personat e listës së zezë amerikane

by admin
Spread the love

Ndryshimet në Ligjin për Masa Kufizuese, ishte një nga temat e takimit të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe koordinatorit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Anti-Korrupsion Global, Richard Nephew. Bëhet fjalë për Ligjin i cili duhet t’u mundësoj institucioneve të marrin masa, pas publikimit të emrave të veçantë në “listën e zezë” amerikane.

Takimi mes Gërkovskës dhe Nephew është zhvilluar në kuadër të Konferencës së shteteve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër korrupsionit, që po mbahet në Atalanta të SHBA-ve, informoi Qeveria.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska ka bërë të ditur se javën e ardhshme duhet të mblidhet një grup pune i drejtuar prej saj. Gjithashtu, Qeveria njoftoi se Gërkovska i ka bërë të ditur zyrtarit amerikan se me iniciativën e saj ajo ka filluar procedurë për ndryshimet e Ligjit për Masat Kufizuese, që do të përfshijnë aktet juridike të SHBA-së.

Qeveria

“Ajo e njoftoi koordinatorin Nephew se me iniciativën e saj ka filluar një procedurë për ndryshimin e Ligjit për Masat Kufizuese, i cili do të përfshijë aktet juridike të SHBA-së, pas së cilës institucionet maqedonase do të kenë mundësi të marrin masa efektive pas publikimit të emrave konkretë në listën e sanksioneve të SHBA-së, për të cilat grupi i punës që ajo drejton do të mblidhet javën e ardhshme”.

Po ashtu Nephew, përshëndeti përpjekjet e zëvendëskryeministres Gërkovska për krijimin e mekanizmave efikase në trajtimin e korrupsionit.

Qeveria

“Ai dërgoi mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë edhe masat që mundësojnë llogaridhënie për ata që dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e vendit”.

Sipas tyre, kjo do të thotë se Nephew ka konfirmuar atë që disa herë e kishte paralajmëruar ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, se lista e sanksioneve amerikane do të zgjerohet me emra të rinj të qytetarëve të Maqedonisë të përfshirë në korrupsion.

Përveç ish zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, në  “listën e zezë”amerikane janë edhe emrat e kryetarit aktual të Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së Ramiz Merko, ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like