(VIDEO) Do të krijohet Këshilli për avancimin e arsimit dhe shkencës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria miratoi vendimin për formimin e Këshillit për Avancimin e Arsimit dhe Shkencës. Këshillin do ta kryesojë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa anëtarë do të jetë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, zëvendëskryetarit Artan Grubi dhe  Fatmir Bytiqi si dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, koordinatori i departamenteve ekonomike dhe investimeve si dhe Shërbimi Pedagogjik si organ i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MASH

 “Përmes Këshillit do të mundësohet përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe shkencës, optimizimi në arsim, forcimi i evaluimit dhe vlerësimit në reformimin e kurrikulave me fokus më të madh në rezultatet e të nxënit, orientimin më të mirë të programeve të arsimit dhe formimit profesional ndaj nevojave të tregut të punës, si dhe programeve në arsimin e lartë për të pasqyruar nevojat e tregut të punës”.

Në aktivitetet e Këshillit do të marrin pjesë Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, Konferenca ndëruniversitare, Këshilli nacional për arsim të lartë dhe kërkim shkencor, Agjencia për cilësi në arsimin e lartë, Bordi për akreditim të arsimit të lartë, Bordi për evaluim për arsim të lartë, kuvendet studentore, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Qendra për Arsim dhe Aftësim Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror Arsimor dhe Qendra për Arsimin e të Rriturve.

 

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like