(VIDEO) “Ditët e Nënë Terezës”, u hap në Shkup ekspozita retrospektivë

by admin
Spread the love




Në hapësirat e Shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, Shkup mbrëmë u bë  hapja e  ekspozitës retrospektive në kuadër të projektit “Ditët e Nënë Terezës” me rastin e festimit të 112 vjetorit të lindjes së saj dhe shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së saj. Naser Curri, drejtor i këtij institucioni tha se këto ditë janë të rëndësishme sepse bëhet fjalë për një figurë që e lavdëron tërë bota.

NASER CURRI, DREJTOR I SHTËPISË SË NËNË TEREZËS

 “Sot është 26 gushti, data e lindjes së shenjtores shqipëtare Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza dhe me rastin e lindjes së saj ne sot festojmë, kremtojmë 112 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë dhe 25 vjetorin e vdekjes së saj dhe këtu ne nga dita e sotme kemi planifikuar një sere aktivitetesh lidhur me Ditët e Nënë Terezësdhe që në fillim dua të potencoj që e bëjmë hapjen e kësaj ekspozite retrospective, parashtrohet pyetja pse e quajmë retrospektive, se nëse kthehemi 2-3 vite më vonë, do të shifet se kjo hapësirë ka mbetur e pa përdorur për shkak të pandemisë dhe ne e sollëm në një pozitë të mirë dhe këtu fillojmë nga sot këtë ekspozitë retrospektive”.

Curri më tej theksoi se ky projekt do të zgjasë disa ditë me radhë ku në secilën ditë do të shfaqen vepra dhe filma dedikuar Nënë Terezës.

NASER CURRI, DREJTOR I SHTËPISË SË NËNË TEREZËS

 “Më 29 gusht duke filluar nga ora 11, kemi aktivitetin, promovimin e librit ‘Letra të Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë’,nga autori Anton Nik Berish. Ky aktivitet është në bashkëpunim me ISHTKSH-Shkup. Më 30 gusht e kemi shfaqjen e filmit dokumentar ‘Pas gjurmëve të Nënës Terezë’, më 31 gusht është sërish shfaqja e filmave dokumentar për Nënë Terezën nga arkivi I muzeut, vizitat e Nënës Terezë”.

Drejtori I këtij institucioni apeloi tek të gjithë qytetarët që t’i ndjekin dhe t’i përkrahin këto aktivitete sepse bëhet fjalë për figuën e paqes dhe dashurisë botërore.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like