(VIDEO) Dita e fëmijëve, duhet më shumë përkujdesje për brezin e ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sot është 20 nëntor, pikërisht në këtë datë  shënohet  Dita  Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1959.

“Respektimi i të drejtave të fëmijeve është prej punëve më të rëndësishme”,ka porositur avokati i popullit.

Avokati i Popullit

“Respektimi i të drejtave të fëmijës është një prej punëve më të rëndësishme drejt të cilave duhet të synojmë të gjithë, sepse për çdo shoqëri demokratike, të avancuar dhe zhvilluar nuk ka gjë më të rëndësishme sesa krijimi i brezave të shëndoshë, të arsimuar, punëtorë, tolerantë, të gatshëm që të ballafaqohen me të gjitha sfidat që i sjell jeta dhe koha moderne.”

Duke ju dëshiruar shëndet dhe siguri  në ndjekjen e procesit arsimor  nëpër shkolla me prezenc fizike,  për fëmijët  urim ka bërë edhe e para e Arsimit, Milla Carovska.

Milla Carovska-Ministre e Arsimit

“Ne jemi këtu për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave tuaja dhe për të ofruar kushte për arsim cilësor që do t’ju përgatisë për të arritur zhvillim personal dhe social. Një edukim që ju mëson vlerat thelbësore si respekti për të drejtat e njeriut, toleranca, multikulturalizmi dhe barazia dhe do të mbrojë shëndetin tuaj mendor”.

Ndërkaq, kjo ditë festohet globalisht për të promovuar të drejtat e fëmijëve, përveç përmirësimit të standardit të tyre të jetës. Kjo ditë  gjithashtu promovon bashkimin ndërkombëtar dhe rrit ndërgjegjësimin e fëmijëve për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like