VIDEO/ Disfata e nëntë në La Liga, Serxho Ramos debaton ashpër me tifozët e Sevijas gjatë intervistës

by admin
Spread the love

Një moment aspak normal u krijua gjatë intervistës live të Serxho Ramos, pas disfatës 0-2 që skuadra e tij Sevija regjistroi në shtëpi ndaj Atletiko Bilbaos. Kjo ishte humbja e nëntë në 19 javë për skuadrën e Ramosit, që është pozicionuar në vendin e 16-të në renditje, vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. 

I zëmëruar me këtë humbje dhe me situatën që po kalon ekipi, mbrojtësi Serxho Ramos debatoi ashpër me disa tifozë të Sevijas, teksa po jepte një intervistë pas ndeshjes. 

“Çfarë po shikon budalla, mbylle gojën! Respektoni njerëzit që flasin këtu. Duhet të jeni të respektueshëm!”, i’u drejtua Ramos tifozëve, teksa ky moment u bë viral në rrjetet sociale.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like