(VIDEO) Dimovski e Osmani, përplasje deklaratash për identitetin

by admin
Spread the love




Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE përmes një letre të hapur i drejtohet Bujar Osmanit, të cilit i thotë se po i flet si individ dhe jo si ministër. Më lejo thotë DImovski në letrën e tij, t’ju shpjegoj se si janë këto kohë për maqedonasit përmes një shembulli plastik të analogjisë.

Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE

“Së pari, shqiptarët në Maqedonia nuk janë i njejti popull me shqiptarët në Shqipëri, e dyta imagjino sikur duhet të pranosh dhe të nënshkruash se Enver Hoxha e ka krijuar kombin shqiptar në mënyrë artificiale. Së treti, si do të ishte të nënshkruash dhe të pranosh se shqiptarët në Maqedoni nuk guxojnë ta përdorin flamurin shqiptar njejt sikur në Marrëveshjen e Përkohshme? E katërta, a do mundeshe ta imagjinosh situatën ti ose ndonjë koleg i BDI-së dhe të nënshkruash se Gjergj Kastrioti është serb, Hasan Prishtina është turk? E pesta a do të pajtoheshe ti Bujar të vendosësh në marrëveshjen juridike ndërkombëtare se shqiptarët nuk kanë asnjë prejardhje ilire, trashigimi kulturore nga ilirët dhe se psh Ilirët janë slloven dhe jo shqiptarë”.

Shqiptarët në Maqedoni në këtë rast shton Dimovski, duhet të qëndrojnë krah për krah me maqedonasit, sepse jemi populli më i vogël në Ballkan dhe shqiptarët janë të dytët, të gjithë rreth nesh shton ai, sillen njësoj ose janë sjellur njësoj në histori si me ne edhe me ju.

Pranimi i propozimit francez sipas tij, është fyerje për maqedonasit, por edhe do ta prolongoj dhe jo përshpejtoj procesin eurointegrues.

Për të treguar kundërshtimin e  tyre ndaj prropozimit francez, VMRO mbrëmë në orët e mbrëmjes organizoi protestë para Qeverisë. VMRO vlerësoi se qytetarët masoviktisht i thanë qartë dhe zëshëm “Jo” ultimatumeve dhe diktateve të përfshira në Propozimin që Qeveria e Kovaçevskit dhe Osmanit e kanë pranuar. Ata thonë se qytetarët janë kundër legalizimit të asimilimit të popullit maqedonas, poshtërimit dhe deformimit të identitit që po i bënë kjo Qeveri. VMRO bënë me dije se protesta do të vazhdoj edhe sot, në të njejtën orë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 


You may also like