(VIDEO) Dimitrov: Qasja e Bullgarisë nuk është miqësore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Bullgaria po e bën të vështirë miqësinë e krijuar. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për radion BBC. Sipas tij, nuk është aspak miqësore që të vendoset në pikëpyetje gjuha e fqinjit. Lidhur me bllokadën bullgare, Dimitrov theksoi se në Evropë në shekullin 21 çështja e gjuhës që e flasim është çështje e njerëzve

Nikolla Dimitrov, zv kryeministër për çështje evropiane
“Nuk është shumë miqësore të bllokohet diçka që është shumë e rëndësishme për njerëzit në Maqedoninë  e Veriut- ardhmërinë tonë evropiane. Vërtetë është e rëndë që në njëfarë mënyre të vazhdoni t’i quani miq”.

Dimitrov nënvizoi se për herë të parë pas disa viteve, BE ka arritur konsensus që ta konfirmojë përkushtimin e saj ndaj zgjerimit, duke rikujtuar se në dy samitet e kaluara në Zagreb dhe Sofje flitej vetëm për perspektivën evropiane.

Nikolla Dimitrov, zv kryeministër për çështje evropiane
“Në këtë kuptim, të paktën kemi sinjal politik, por ajo që është e nevojshme është të kthehet besimi tek njerëzit, se kjo gjë në fakt është e mundur, se vërtetë ekziston ardhmëri evropiane për rajonin tonë. Me siguri, kthesa më e madhe për kthim në rrugë do të jetë fillimi I bisedimeve për anëtarësim me vendin tim Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.

Sa i përket qëndrimeve të shteteve të tjera lidhur me zgjerimin, Dimitrov tha se shqetësimet e Francës dhe Holandës janë legjitime, pasi ato pyeten nëse gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të sjellin më shumë probleme apo më shumë zgjidhje. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like