(VIDEO) Dimitrov: Do ketë ndryshim të pushtetit

by admin
Spread the love

Takimi i radhës i “Ballkanit të Hapur”, u mbajt pa kryeministrin Zoran Zaev. Qeveria e RMV-së përfaqësues e dërgoi  zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e  Serbisë, Dimitrov theksoi se nuk sheh ndonjë rrezik që Maqedonia e Veriut të largohet nga nisma “Open Ballkan”. Ai tha se do të ketë ndryshim të pushtetit, por shton se vullneti i qytetarëve është që kushdo qoftë në Qeveri vendi duhet të ecë përpara.

Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

“Drejtpërdrejtë ne e lidhim rezultatin e zgjedhjeve me qeverinë. Po flas tashmë hipotetikisht por qytetarët duan të ecin përpara dhe të ecësh përpara nënkupton marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. Besoj se në këtë rast, kjo do të ndodhë, do të ketë ndryshim të pushtetit, vullneti i qytetarëve është i tillë që kush do të rrijë në qeveri duhet të ecë përpara dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë. Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë vendi im Maqedonia e Veriut. Është me rëndësi të mbetemi pjesë e kësaj nisme për të ardhmen tonë”.

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se në takimin e ardhshëm janë angazhuar që të japin rezultatet konkrete, duke shtuar se nga janari i vitit 2022 në kufi do të ketë relaksim të ndjeshëm për bizneset dhe fermerët.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

“Në dhjetor në Tiranë jemi angazhuar të japim rezultate konkrete dhe nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distrubutorët dhe fermerët. Të gjithë fermerët që e kanë të lidhur prodhimin e tyre me eksportin dhe që janë pjesë të hapësirës ku eksportojnë Maqedoninë e Vertiut dhe Serbinë janë mbështetësit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u shpreh se në takimin e radhës do të nënshkruhet edhe memorandumi për lejet e punës.

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë

“Do të nënshkruajmë atë çfarë duhet të nënshkruajmë të jetë marrëveshja e vërtet reale e cila duhet të ketë fuqi ligjore, sepse e vetmja gjë për t’i mbajtur njerëzit në rajon që ata të mund të punojnë kudo lirisht në rajon”.

Vuçiq më tej tha se Serbia do t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa Ballkani i hapur është diçka tjetër dhe kushdo që është i interesuar siç theksoi “është i mirëpritur”.

Takimi i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në Tiranë, në dhjetor të këtij viti.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like