(VIDEO) Deri tash 4700 persona kanë marr dozën e tretë të vaksinës anti-covid

by admin
Spread the love

Vetëm gjatë ditës së djeshme dozën e  tretë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 4 720 qytetarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje dozën e parë e kanë marë 638 qytetarë, 1 472 qytetarë e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.  Në total deri tani janë vaksinuar 801 326 persona, ndërsa janë rivaksinuar 769 356.

Përfshirja e të vaksinuarëve me të paktën njërën dozë  të moshës madhore në shtet është 57%, ndërsa me të dyja dozat është 46% e popullisisë mbi 18 vjet.

Ministria e Shëndetësisë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Përqindja e të vaksinuarve te personat mbi 18 vjeç me një dozë të vaksinës është 57% ndërsa me dy doza mbulon 46%.”

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Sipas Komisionit Nacional për Imunizim, personat që rekomandohet  të merrnin dozën e tretë të vaksinës, janë punonjësit shëndetësorë, personat me imunitet të dobët dhe të sëmurët kronikë. Dozën e tretë duhej ta merrnin gjashtë muaj pasi e kanë pranuar dozën e  dytë të vaksinës. Ndërkaq, së fundmi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me rekomandim të Komisionit për Imunizim, personat që kanë të dyja dozat e  vaksinës nga kompanitë Sinopharm dhe Sinovac, dozën e tretë duhet ta marrin 3 muaj pasi janë rivaksinuar. Doza e tretë bëhet vetëm me vaksinën Phizer.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like