(VIDEO) Deputeti Rexhepi: Të hënën do të dal para medieve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili gjatë ditës së djeshme u bë lajm dite, pasi  u “zhduk” dhe ia shuajti  shpresat opozitës për rrëzimin e Qeverisë, sot përmes një statusi të ri në Facebook ka njoftuar se të hënën do të mbajë konferencë për media dhe se do të informojë në detaje për ngjarjet e fundit dhe për pikëpamjet e tij.  Ai i ka bërë thirrje Besës,nënkryetar i së cilës është që të mos ngutet me lëvizjet më qëllim që siç shkruan ai, për të mos i dëmtuar strukturat e partisë.

KASTRIOT REXHEPI, DEPUTET I LËVIZJES BESA

 “Të nderuar miq e familjarë pa marrë parasysh bindjeve të juaja politike, Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni. Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, ka shkruar Rexhepi.

Në seancën e djeshme në kuvend ku në rend dite ishe mosbesimi I qeverisë Zaev, mungoi Rexhepi.  Ai,  edhe pse kishte nënshkruar në kërkesën që u dorëzua në kuvend dhe ishte njëri ndër 61 deputetët e mbledhur nga opozita, nuk u duk në sallë dhe I kishte fikur telefonat. Së pari u shfaq në facebook 30 minuta pas kohës kur duhej të niste seanca, ku shkruante se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë. Meqë bashkëpartiakët e paraqitën rastin në polici dhe mendonin se ai është kidnapuar, ai nëpërmjet një videomesazhi tha se është shëndoshë e mirë dhe në vend të sigurt. Tha se ka pas kërcënime nga struktura të ndryshme dhe se prioritet ka politikën e NATO-s dhe integrimin evropian të vendit. /SHENJA/

 

 


You may also like