(VIDEO) DASH: SHBA negocion me Sofjen për ta zgjidhur kontestin që ka me Shkupin

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara udhëheqin bisedime me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, pasi është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian,  porositi Departamenti i Shtetit.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian gjatë një bisede telefonike javën e kaluar theksuan se procesi po përshpejtohet.

I pyetur nga MIA për të zbuluar detaje dhe afate në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi Ned Price tha se vazhdon inkurajimi i Bullgarisë dhe  Maqedonisë së Veriut, për t’i zgjidhur çështjet dypalëshe.

“Nuk do të zbulojë detaje rreth negociatave”, tha Price. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë prej kohësh mbështetëse e fortë e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

NED PRICE, ZËDHËNËS I DASH

“Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”.

Ai shtoi se vendimi i BE-së nga marsi 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë konsiderohet një hap pozitiv.

NED PRICE, ZËDHËNËS I DASH

“Të dy vendet kanë përfunduar detyrat bazë dhe ne besojmë se është koha për të ecur përpara së bashku në fazën tjetër të procesit të gjatë dhe sfidues të pranimit”.

Ai shtoi se Marrëveshja historike e Prespës ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë detyra të vështira, të arrijnë kompromise dhe vendime të vështira dhe se janë  të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet dypalëshe.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria disa herë i vendosi  veto Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/

You may also like