(VIDEO) Covid-19, katërfish më shumë të infektuar sesa të shëruar në vend

by admin
Spread the love

Në javën e fundit vendi  ynë ka shënuar katërfish më shumë raste të reja pozitve me koronavirus sesa të shëruar. Pas fesave e të fundvitit, Maqedonia e Veriut ka pasur rritje drastike e të infketuarve, ku në total brenda një jave, gjithsej janë regjistruar 6.342 raste të reja nga 39.942 testimeve të kryera. Ndërkaq, janë regjistruar 1.579 pacientë të shëruar  еdhe ndërruan jetë 35 pacientë. Gjitashtu dhjetëra pacientë në këtë javë u regjistruan që kanë ndërruar jetë më herët, bazuar në sistemin Termini im.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë njoftoi se në Institutin e Shëndetit Publik janë kryer analiza për zbullimin e llojit Omikron. Nga 56 mostrat e marra pozitive, 33 persona kanë rezultuar pozitiv për variantin Omikron të virusit duke përbër 59 për qind të mostrave pozitive. Ky variant është zbuluar tek 16 persona. Ndërsa më 5 janar autoritetet shëndetësore bënë të ditur se është shënuar edhe rasti i parë me llojin e virsuit “Fluron” tek një pacient 26 vjeçar nga Zajasi.

Epidemiologët komentojnë se varianti Omikron i koronavirusit është më ngjtiës në tre ditët e para dhe pacienti nuk është më virulent pas ditës së pestë.  Ndërsa, mbetet shqetësuese  për epidemiologët dhe mjekët amë, numri i madh i persoanve të infektuar me koronavirus që nuk përfshihen ne statistikat zyrtare. Arsyeja për këtë është se qytetarët testohen me teste të shpejta nga farmacitë dhe më pas nuk e konfirmojnë rezultatin pozitiv me PCR.

Ndërkaq, Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të mbidhet  javën e ardhshme  për të shqyrtuar dhe ulur izolimin për rastet asimptomatike nga 10 në 7 ditë.

Situata e krijuar nga infekimet e mëdha të koronavirusit ka përleshur përsëri partitë maqedonise atë të VMRO-DPMNE-se dhe LSDM-në. Nga VMRO-ja opozitare thonë se Maqedonia e udhëhequr nga Qeveria e Zaevit dhe Venko Filipçe ka arritur  në mbi 8.000 të vdekur nga kovidi. Siç thonë, Maqedonia e veriut ka vdekshmërin më të lartë në rajon, dhe se mijëra familje  kanë kaluar kalvarin e këtij sistemi katastrofik shëndetësor ku nuk ka shtretër, nuk ka ilaçe, nuk ka oksigjen të mjaftueshëm.

Kësaj akuze, LSDM iu përgjigj përmes një komunikate duke thënë se VMRO-DPMNE vazhdon me përpjekje të dëshpëruara për të përfituar politikisht nga kriza koronare, për të përhapur frikë dhe panik te qytetarët, duke keqtrajtuar fatkeqësisht të vdekurit nga pasojat e Kovid-19 dhe të afërmit e tyre.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like