(VIDEO) Çmimet e produkteve ushqimore mund të rriten deri në 50 për qind

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Çmimet e produkteve ushqimore pritet të rriten deri në 50 për qind. Oda Ekonomike paralajmëroi se  trended botërore të shtrenjtimit të produkteve ushqimore do të vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe kërkoi që qeveria të ndërmarrë masa. Vasko Ristovski nga Oda ekonomike tha se kompanitë vendore të industrisë  përpunuese, përballen me rritjen e çmimeve të lëndëve të para.  Ai sqaroi se shpenzimet themelore të prodhimit në bujqësi  janë rritur për 70 – 80 për qind.

Vasko Ristovski, Oda Ekonomike

“E gjithë industria e mishit kërkon nga Qeveria që t’i ndihmohet që të mundet të funksionojë, ndërsa edhe konsumatorët të jenë të mbrojtur. Nëse lëndët e para vitin e kaluar u shtrenjtuan deri 40 për qind, pritet që shtrenjtimi i produkteve finale të jetë prej 40 – 50 për qind, ndërsa këtu gjithsesi duhet të shtohet edhe çmimi i ri i lëndëve djegëse. Përderisa zinxhirët vendorë të shitjes me pakicë te ne ende heshtin dhe në qetësi i ngritin çmimet, supermarektet në SHBA dhe Britani të Madhe haptas publikojnë se çmimet e ushqimit do të rriten në vjeshtë”.

Kryetari i Grupacionit për mish dhe produkte ushqimore, Goce Trajçev sqaroi se shtrenjtimi i produkteve të mishit do të jetë ose 15 për qind sa është në tregjet globale, ose  30-40 për qind nëse shteti vazhdon ta injorojë mbështetjen. Shifrat tregojnë se gruri i korrur vitin e kaluar ka kushtuar 10 denarë për kilogram, ndërsa këtë vit është 12 denarë që është rritje prej 20 përqindëve.

Goce Trajçev, grupacioni për mish dhe produkte ushqimore

“Si shtet jemi të varur nga importi sipas nevojave edhe atë nga 120.00 tonë grurë për shkak të sasisë dhe cilësisë, si dhe misër prej 70.000 tonëve. Në të njëjtën kohë çmimi i transportit është rritur për 20 për qind, ndërsa energjia elektrike për personat juridikë që blejnë në tregun e lirë për 100 për qind. Mielli është shtrenjtuar për 20 për qind për 12 muaj. Në të njëjtën kohë, çmimi i miellit të importuar serb, nga 212 euro për ton në vitin 2020, është rritur në 250 euro këtë vit ose për 68 euro”

Ai sqaroi se edhe prodhuesit e qumështit kanë theksuar se  çmimi i një kilogram ushqimi të kafshëve i afrohet çmimi të një litre qumështi. Çmimet e produkteve ushqimore veçmë kanë nisur të rriten. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like