(VIDEO) Çmimet e produkteve bazë janë ulur për 10%, inflacioni është në rënie

by admin
Spread the love

Çmimet e ushqimeve bazë janë ulur deri në 10 % dhe kjo shihet kudo. Tek produktet e mishit ka një rënie prej pesë deri në 12% dhe po të shikosh normat mujore të inflacionit, vërehet se ai ka ardhur në rënie prej dy muajsh me radhë. Kjo do të thotë se masat e ndërmarra nga Qeveria kanë dhënë fryte, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski theksoi se prodhuesit e produkteve bazë ushqimore marrin një çmim të subvencionuar të energjisë elektrike prej 80 euro për megavat orë, që është çmimi i energjisë elektrike disa herë më i ulët se ai që blinin në bursë më parë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Çmimi i energjisë elektrike është një parametër hyrës në çmimin përfundimtar, dhe çmimi i energjisë elektrike ndikohet edhe nga rritja e çmimit të lëndëve të para në bursat botërore, këtu në radhë të parë e kam parasysh mishin, qumështin. Edhe kompanitë janë të vetëdijshme se shteti po bën maksimumin për t’i ndihmuar, sepse furnizimi me energji elektrike me 80 euro për megavat orë kur çmimi i energjisë elektrike ishte 500 euro për megavat orë do të thotë shpenzim financiar për shtetin që të të kemi ulje të çmimeve”.

Kovaçevski tha se norma mujore e inflacionit për dy muaj  është në rënie, dhe inflacioni vjetor me të cilin e mbyllëm vitin është në nivelin e vendeve të tjera evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Natyrisht që shteti merr masa. Ne kemi zgjatur kufirin e marzhave, por lehtësimi i mëtejshëm fiskal nuk është aktualisht në diskutim. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë diskutime në të ardhmen, por duhet pasur kujdes edhe për buxhetin. Buxheti ka anën e tij të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse vazhdimisht rrisim anën e shpenzimeve dhe zvogëlojmë anën e të hyrave, kjo do të ndikojë negativisht në parametrat e tjerë të buxhetit”.

Kovaçevski tha se qeveria i merr masat në koordinim me odat ekonomike dhe me përfaqësuesit e të gjithë sektorëve në kuadër të odave ekonomike, përkatësisht prodhuesit e produkteve bazë ushqimore.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

You may also like