(VIDEO) Cërvenkovski: Maqedonia shtet i korruptuar që mbijeton me kredi

by admin
Spread the love

Nën organizimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, u mbajt tubim shkencor “ Shteti Bashkëkohor i Maqedonisë- dy etapa në procesin e formimin dhe zhvillimit të saj: 1941-1991/ 1991-2021”, ku të pranishëm ishin ish-presidentët  Branko Cërvenkovski, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, shefi i kabinetit të presidentit të parë të shtetit Kiro Gligrov dhe Vllado Popovski, i cili ishte këshilltar në abinetin e presidentit Boris Trajkovski.

Ish presdenti  Branko Cërvenksovski gjatë fjalimit të tijë ka bërë apel që të formohet platformë nacionale që do të definojë problemet kyçe të vendit. Cërvenkovski gjithashtu tha se merr përgjegjësi të plotë dhe pranon gabimet që janë bërë në periudhën kur ka qenë kryeministër, mirëpo gjithashtu adresoi kritika deri tek udhëheqësia aktuale.

Branko Cërvenkovski, ish-president i Maqedonisë së Veriut

“Maqedonia është shtet i korruptuar, ndërsa në shtet të korruptuar nuk ka barazi para ligjit, nuk ka ekonomi fer të tregut, nuk ka arsim kualitativ, ku diplomat të meritohen, e jo të blihen, nuk ka as shëndetësi cilësore, as besim në institucione. Në një vend të korruptuar nuk ka sistem mbizotërues të vlerave shoqërore për të ecur përpara. Së dyti, Maqedonia është një shtet i konfrontuar thellë dhe i ndarë në brendësi, në të cilin partitë politike nuk shihen si konkurrente, por si armiq që duhet të shkatërrohen mes vete dhe në të cilin nuk mund të arrihet konsensus për ndonjë çështje të rëndësishme. Dhe së treti, Maqedonia është një vend që jeton me kredi, ndërsa ai që jeton me kredi, vdes me këste”.

Ndërsa ish-presidenti Gjorgje Ivanov theksoi se demokracia nuk mund të importohet, por siç tha ai demokracia e vërtet është ajo që rrjedh nga populli, nga vetëdija politike, dhe nga pjesëmarrja në vendimarrjen politike për të ardhmen.

Gjorgje Ivanov, ish-president i Maqedonisë së Veriut

“Në frymën e popullit “ dashuria është e verbër, por fqinjët shohin gjithçka”, Maqedonia përjetoi 30 vjetorin e pavarsisë, e cila kalon pa gëzim dhe lumturi,për ta mirëpritur atë si një vend nga grupi i regjimeve hibride, i cili përpiqet për autokraci, pjesërisht falas dhe në vendin e 111-të, sipas korrupsionit në botë”.

Ndërkaq, presidenti aktual i vendit, Stevo Pendarovski deklaroi se integrimi i jashtëm është parakushti bazë për mbijetesën e shteteve të vogla në botën globale.

Stevo Pendarovski, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut

“Integrimi i jashtëm është një parakusht kryesor për mbijetesën e shteteve të vogla në botën globale. Në atë pjesë, ne vumë re përparim të dukshëm me Marrëveshjen e Prespës pa rrezikuar shenjat vitale të identitetit të kombit maqedonas, të cilat shprehen shprehimisht në tekstin e dokumentit. Përndryshe, një nga themelet solide të Marrëveshjes së Prespës është, në fakt, i vetmi element që ishte i pranueshëm për të dyja palët, vazhdimisht, nga viti 1993 e deri më sot, pavarësisht se kush ishte në pushtet në Shkup dhe Athinë, dhe ky është ai term Maqedonia do të përdoret në baza jo-ekskluzive”.

Pendarovski gjithashtu shtoi se në këto tridhjet vite të gjithë kanë pasur rastin të jenë dëshmitarë se mbijetesa dhe prosperiteti i shtetit të pavarur maqedonas, në një masë të madhe, varet nga përfshirja e brendshme e të gjitha bashkësive etnike. Ai tha se në atë pjesë, është bërë një hap i madh përpara me marrëveshjen Ohrit, e cila, në kundërshtim me pritjet, nuk e shpërndau vendin, përkundrazi, zvogëloi në mënyrë drastike potencialin e strukturave ekstreme që duan kufij të rinj në Ballkan.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like