(VIDEO) Çdo i katërti qytetar largohet nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Që nga 2011-ta deri në vitin 2019 çdo i katërti qytetar në Maqedoninë e Veriut ka emigruar jashtë vendit. Për tetë vjet 700.000 banorë janë larguar nga shteti. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se këto janë shifra alarmante dhe shqetësuese dhe janë si rezultat i keqmenaxhimit  të politikave në 30 vite, të cilët nuk kanë dhënë rezultat, dhe kanë bërë që të prodhojë fuqi punëtore e cila nuk përshtatet  me tregun e punës.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike

“Një e dhënë që dëgjuam sot, është se që nga viti 2011, deri në vitin 2019 nga vendi jonë janë larguar 700.000 qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhën e kovidit, për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për të gjithë shoqërinë”

Bytyqi më tej theksoi se në Agjensinë e Punësimit përqindja e të papunësuarve është ende e lartë dhe për këtë shkak duhet që gjatë krijimit të politikave të hapin diskutim për plotësimin e tregut të punës.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryministër për Çështje Ekonomike

“94.3 për qind e të papunësuarve janë funksionalisht analfabetë, nuk përshtaten me tregun e punës, dhe përfundimisht mendoj se ka ardhur koha që të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se duhet të ndryshojmë dhe të jemi aktivë në tregun e punës”

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike nënvizoi se shqetësim shtesë nga  ky raport është se përqindja e atyre që tani emigrojnë në dallim nga ata që janë larguar para 20-25 viteve, është se këta janë me arsim të lartë. Ndërsa shtoi se duhet parë si ti aktivizojnë që sëbashku ta krijojnë të ardhmen për të rinjtë e vendit tonë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like