(VIDEO) Çair, makinat ngesin në asfalt, rregullohen prishjet në kohë fushate

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në prag të zgjedhjeve lokale , autoritetet  komunale  punojnë pandërprerë në 24 orët e ditës, për të pasur “dëshmi” për angazhimin e tyre, me qëllim të kërkimit të votës së qytetarëve. Gjatë mbrëmjes së djeshme reshjet e shiut shkaktuan çarje të asfaltit në rrugën ‘Peret Toshev’,  të lagjes së Serovës, në komunën e Çairit, teksa veturat  kishin rënë brenda gropës. Televizioni “SHENJA” doli në terren, dhe pamë se autoritetet përkatëse të komunës kishin shpejtuar me punime dhe asfaltin e çarë e kishin mbuluar me zhavor të përzier me dhe.

Pyetëm disa qytetarë se çfarë dhe kur punojnë më shumë autoritetet komunale,  dhe ata shpreheshin të zgjënjyer nga ky fakt, pasi siç thonin komuna nuk punon aspak ose vetëm para zgjedhjeve.

Qytetar

“Çka me ju thënë pak po e pak jo, çështjet i kanë, ndonjëherë punojnë, ndonjëherë hiç, e lënë krejt. Para zgjedhjeve ma tepër, çdo erë ka qenë para zgjedhjeve, se pas zgjedhjeve  ndalet puna”

Qytetar

“Po more çysh jo, ja janë duke i gërryer, na kanë lënë në lloç  këtu, tjetër çka me ju thënë . Para zgjedhjeve ndërsa mbas zgjedhjeve si sheh askush këndej pari”

Qytetar

“Asgjë tani më një muaj ditë e kanë lënë kështu rrugën, mundet mu kallë ndonjë shpi, nuk e kanë gajle për ndonjë fëmijë e as për asgjë, ja sip o e shihni. Çetash para dy javëve e kanë mbuluar dhe tani prap është shprast. Komuna asgjë nuk bënë as nuk ndreç as nuk punon, nuk interesohet”

Përderisa punimet ende vazhdonin në këtë rrugë, të cilat kishin filluar dy javë më parë, veturat kishin vështirësi në komunikacion.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë mandatit të tij të parë, ende nuk ka arritur të realizoj premtimet e tij që kishte premtuar në zgjedhjet e kaluara, për rikonstruimin e rrugëve dhe trotuareve, ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit 2021 përsëri është kandidat për kryetar në komunën e Çairit, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

You may also like