(VIDEO) Bytyqi: Qytetarë mos u frikësoni, ka rrymë deri në muajin mars!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi vjen me një deklaratë më relaksuese për qytetarët nga ajo e kryeministrit Kovaçevski, i cili foli për dimrin e vështirë që pret qytetarët. Bytyqi porositi qytetarët që të mos frikësohen për energji elektrike sepse ka sasi të mjaftueshme deri në muajin mars.

FATMIR BYTYTQI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Qytetarët dhe 70 000 kompani që janë pjesë e tregut të rregulluar nuk duhet të frikësohen për energji elektrike në periudhën në vazhdim, kjo nënkupton deri në muajin mars të vitit të ardhshëm. Mbetet pjesa e tregut të hapur, për të cilin thamë që si Qeveri duam të intervenojmë edhe pse nuk është thelbësore. Kur keni treg të liberalizuar dhe treg të hapur nuk është thelbësore për të intervenuar, por siç kemi thënë çdoherë se do ju dalim në ndihmë, mundohemi të gjejmë lëndë të parë që të prodhohet sasi shtesë e energjisë elektrike”.

Sa i përket energjisë termike, Bytyqi deklaroi se derisa të zgjidhet operator i ri ekonomik, BEG duhet të furnizoj qytetarët me energji termike.

FATMIR BYTYTQI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Në pajtim me ligjin, BEG patjetër duhet të ketë rezerva të gazit dhe lëndëve të tjera për të siguruar energji termike. Seriozisteti i Qeverisë është që të mos i lërë qytetarët pa ngrohje. Kjo u pa përmes mos marrjes së ngrohjes qëndrore nga Qyteti i Shkupit, ku Qeveria ka intervenuar me formimin e tre ndërmarrjeve”.

Zëvendëskryeministri Bytyqi bëri të ditur se javën e ardhshme do të kenë njohuri konkrete sa i përket asaj se çfarë mund të ofrojnë për ekonominë. Kjo javë shtoi se do të jetë kyçe për tu siguruar se nga kush do të marrim energji elektrike. Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like