(VIDEO) Bytyqi: Perimet janë 40% më të lira në krahasim me çmimet e ngrira

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga e enjtja frutat dhe perimet nuk do të kenë çmim të ngrirë. Masa e ngrirjes së çmimeve e miratuar për parandalimin e rritjeve të mëdha të çmimeve skadon të mërkurën më 31 maj dhe Qeveria ka njoftuar se nuk do të zgjatet. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka sqaruar se masa e ngrirjes së зmimeve nuk vazhdohet sepse gjithçka që e ka ngritur çmimet  deri më tani është normalizuar.

FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Janë përmbushur të gjitha parakushtet që duhet të plotësohen që çmimet të mbeten në të njëjtin nivel dhe pritshëmria është që ato ndoshta do të jenë më të ulëta. Të gjitha kushtet e mëparshme që u krijuan për të rritur çmimet tashmë janë zhdukur. Energjia elektrike nuk është me çmimin që ka qenë, çmimi i lëndëve të para është ulur në tregjet botërore. Kjo do të thotë se si ata që prodhojnë, ashtu edhe ata që tregtojnë, kanë kushtet për të mbajtur realisht çmimet e reduktuara, siç ishin ngrirë, madje edhe të ulen.  Kemi parë që në tregun e perimeve çmimet janë ulur natyrshëm deri në 40 për qind nga ato të ngrira. Prandaj vendimi është shkrirja e tyre”.

Javën e kaluar përfaqësues të Qeverisë kanë pasur një takim në Odën Ekonomike, nga ku janë bindur se nuk do të ketë luhatje të mëdha të çmimeve. Bytyqii thotë se do ta përcjellin nga afër situatën dhe nëse do të ketë rritje të çmimeve do të reagojnë menjëherë. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like