(VIDEO) Bytyqi: Nuk ka logjikë të prodhojmë rrymë më të shtrenjtë sesa në bursë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nëse në treg ka energji elektrike me çmim më të ulët se çmimi i prodhimit në bursë, nuk lejohet të prodhohet me çmim më të lartë. Kështu tha sot zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke sqaruar se kjo është arsyeja e importit të përkohshëm të energjisë elektrike. Ai siguroi qytetarët se do të ketë energji elektrike të mjaftueshme deri në fund të vitit, si dhe se kriza energjetike menaxhohet në mënyrë racionale.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Çështjeve Ekonomike

“Veprimi aktrualnuk duhet t’i prekë të gjithë sepse në fund të ditës bilanci energjetik do të jetë ai që thamë pak muaj më parë me planin deri në fund të vitit. Do të shohim se si do të vazhdojmë nga janari, por tashmë e kemi dëshmuar se atë që premtojmë, e realizojmë”.

Bytyqi  theksoi se po bëhen të gjitha përgatitjet që në dhjetor të fillojë prodhimi me të gjitha kapacitetet vendore që janë në dispozicion. Ai shtoi se TEC Negotinë tani është në proces të remontit, por siç tha ai, çmimi i tij i prodhimit të energjisë elektrike është më i lartë se çmimi i bursës, prandaj nuk ishte logjike të prodhohej energji elektrike.

Lidhur me fushatën publike “Kurse energji elektrike” e cila është paralajmëruar dy ditë më parë, Bytyqi sqaroi se mjetet financiare për realizimin e saj nuk janë nga Buxheti, por nga kompanitë me përgjegjësi shoqërore.

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Çështjeve Ekonomike

“Nuk e di që qeveria ka miratuar mjete financiare për këtë fushtë ndaj  mendoj se mesazhi i i dërguar me fushatën është i rëndësishëm”.

Ndërkaq, mbrëmë në mesnatë u shkyç nga rrjeti  elektrik Blloku 1 i REK Manastirit. Nga EMV informuan se bëhet fjalë për mbyllje të planifikuar me qëllim të rehabilitimit të kondensatorit dhe një pjese të sistemit të gazsjellësit në termocentral.  EMV sqaroi se blloku 1 do të rikthehet në rrjet të hënën,  ndërsa mbyllja është planifikuar për fundjavë për shkak të uljes së kërkesës për energji elektrike. EMV do ta kompensojë energjinë elektrike që e prodhontë  Blloku 1 i REK Manastir,  me rritjen e prodhimit në pjesën tjetër të termocentraleve të saj, si dhe me blerjen e energjisë elektrike për të cilën kompania tashmë ka marrëveshje deri më 20 nëntor. /SHENJA/

 

You may also like