(VIDEO) Bytyqi: Do të ngrinë çmimet e disa produkteve nëse është e nevojshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi, ka bërë të ditur se nëse është e nevojshme do të ngrijnë çmimet e produkteve të caktuara, si dhe se do të krijojnë masa për të ndihmuar kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve edhe pas muajit mars të vitit të ardhshëm, kur masat ekzistuese skadojnë.

 FATMIR BYTYÇI, ZËVËNDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

“Edhe pse jam për një ekonomi tregu plotësisht të liberalizuar, nëse është e nevojshme do të ngrijmë çmimet sepse qytetarët meritojnë të sillemi me etikë në këto momente në solidaritet me trajtimin e përbashkët të krizës”

Bytyqi njoftoi edhe për pagesën e këtij viti të ndihmës shtetërore për investime ndaj kompanive. Ai shpjegoi se vetëm këtë vit janë mbështetur 645 kompani me Planin e Rritjes Ekonomike.

FATMIR BYTYÇI ZËVËNDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE

“Nga viti 2017 deri në këtë vit 2022 kemi nënshkruar 630 kontrata, prej të cilave 546 janë aktualisht aktive, ndërsa 84 janë kontrata të përfunduara për baza të ndryshme. Pra, prej tyre 69 kontrata, përkatësisht kompanitë kanë përfunduar ciklet e investimit, ndërsa 15 kompani kanë kërkuar përfundime miqësore të kontratave të nënshkruara. Në vitin 2022 janë nënshkruar 277 kontrata të reja, deri tani numri më i madh që nga miratimi i ligjit”.

Zëvëndëskryeministri Bytyqi tha se këtë vit, kanë realizuar një pagesë rekord prej 23 milionë eurove si dhe një numër rekord të kompanive të mbështetura. Numri i kompanive si dhe buxheti i mbështetjes po rritet nga viti në vit, që nga viti 2017 kur filloi ky program, deklaroi Bytyqi.

Medina Ajet Ali /SHENJA/

You may also like