(VIDEO) Bytyqi: Do të hiqet tarifa doganore dhe kuotat për lëndët e para

by admin
Spread the love

Qeveria së shpejti do të marrë vendim për heqjen e tarifave doganore dhe kuotave për lëndët e para.  Këtë e zbuloi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike  Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës me afaristët në Strumicë. Bytyqi theksoi se ekzekutivi tashmë ka një listë të produkteve, por që e njëjta do të përditësohet.

Fatmir Bytytqi, zv/kryeministër për Çështje ekonomike

“Tashmë po bëjmë analiza të detajuara për heqjen e tarifave doganore dhe të kuotave që të sigurojmë substitut për lëndët e para. Sot pikërisht për këtë do të bisedojmë, se cilat janë ato produkte ku do të intervenojmë. Ne tashmë kemi një listë, por e shihni që nuk e miratojmë masën pikërisht për shkak se duam të bisedojmë me qytetarët”.

Sektori automobilistik, sipas tij, është avantazh që duhet të shfrytëzohet në kushtet kur zinxhiri i vlerës është ndërperë, pas ndodhive në Ukrainë.

Fatmir Bytytqi, zv/kryeministër për Çështje ekonomike

“Kjo krizë botërore, po ndodh gjithëkund. Ne duhet t’i shohim mundësitë e përbashkëta se si t’i shfrytëzojmë. Në sektorin automobilistik, për shembull, tashmë po paraqiten mundësitë e para për vendin tonë përshkak të asaj që ndodhi në Ukrainë dhe ndërprerjes së zixhirit të sektorit automobilistik. Vlerësoj se për ne është përparësi konkrete dhe mendoj që ai do të jetë njëri nga segmentet që do ta shfrytëzojmë”.

Më tej bëri me dije që nga java e ardhshme do të funksionojnë disa linja kreditore nga Banka Zhvillimore për ekonominë. Këto linja kreditore në vlerë prej 46 milion eurosh, sipas Bytyqit, do t’i ndihmojnë ekonomisë që të përballet me krizën energjetike dhe me pasojat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe të përgatitet për tranzicionin e gjelbërt.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like