(VIDEO) Bullgaria premton heqjen e vetos për Shkupin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov premtoi se do t’i japë fund ngërçit diplomatik rreth negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e cila mban peng edhe Shqipërinë.

Në një intervistë për televizionin  Blumberg, Petkov njoftoi se data e vizitës së tij të parë në Maqedoninë e Veriut do të jetë me siguiri 18 janari. Petkov theksoi se deri më tani fokusi kryesor ka qenë në debatin historik, por ai beson se është më e rëndësishme që të gjitha diskutimet të vendosen në baza fituese për të gjithë.  Duke hapur pesë grupe pune mes dy shteteve ai pret që në gjashtë muajt e ardhshëm të ketë rezultate reale.

Kirill Petkov

“Po hapim pesë grupe të reja pune- për infrastrukturë, ekonomi, shkëmbime kulturore, anëtarësim në BE dhe histori.  Unë dëshiroj që këto grupe të punojnë me efikasitet të jashtëzakonshëm dhe në gjashtë muajt e ardhshëm të arrijnë rezultate reale”.

I pyetur për historinë që mbetet problem mes dy vendeve, edhe nëse të gjitha grupet e tjera të punës bëjnë njëfarë progresi, Petkov tha se ai beson se njerëzit do të ishin shumë më të prirur të jenë më të hapur kur të përballen me të gjitha aspektet pozitive të fqinjësisë së mirë, dhe ato janë shumë.

Kirill Petkov

“Deri më tani grupet e punës nuk është folur për aspektet pozitive, por vetëm për problemet, dhe  kur është fjala për problemet, të gjithë mbeten me qëndrimet e tyredhe nuk ka përparim. Ka një orar shumë të ngjeshur të këtyre takimeve ndërqeveritare dhe biznesore, si dhe grupe kulturore nga të dyja palët me synime shumë të qarta”.

Sipas asaj se si po bëhet përparim në të gjitha çështjet, Petkov pret që të caktohet data përfundimtare për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria i ka bllokuar bisedimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim drejt bllokut 27 anëtarësh për shkak të pohimeve historike dhe gjuhësore, njëkohësisht duke pohuar se shkelen të drejtat e qytetarëve bullgarë në vend. Petkov, i cili vitin e kaluar u zgjodh për të luftuar korrupsionin, thotë se ai dëshiron ta zhvendosë debatin nga mosmarrëveshjet historike për t’u fokusuar në infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.  Komisioni dypalësh i historianëve debaton me vite, pa përparim. /SHENJA/

 

 

You may also like