(VIDEO) Bullgaria: Po kufizohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Republika e Bullgarisë ka reaguar për ndryshimet ligjore për shoqata dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tyre me këto ndryshime kufizohen të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas Sofjes zyrtare ndryshimet e votuara në shtëpinë ligjvënëse kanë për qëllim diskriminimin dhe kufizimin e të drejtës së shoqatës së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tyre, ka interpretime të njëanshëm të fakteve historike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë

“Dëshira legjitime për kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe urrejtjes nuk mund të instrumentalizohet për të kufizuar qëllimisht të drejtat e grupeve të caktuara. Kufizime të këtij lloji tashmë janë vendosur për bullgarët në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën. Me argumente të ngjashme, në vitin 2001 organizata ‘Radko’, që është pseudonim i Ivan Mihailovit. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut tani më ka sjell vendim për këtë çështje”

Sipas ministrisë bullgare, ky lloj i masave legjislative e pengon përmbushjen e plotë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare

“Në frymën e strategjisë ‘Një shoqëri për të gjithë’, autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet të ofrojnë kushtet e nevojshme për pjesëtarët e bashkësive etnike për të zhvilluar kulturën e tyre, për të ruajtur elementet themelore të identitetit, traditave dhe trashëgimisë kulturore. E drejta për bashkim të lirë, tubim paqësor, liria e fjalës dhe liria e besimit duhet të garantohet për të gjithë qytetarët e shtetit”

Të martën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet e Ligjit për Shoqata dhe Fondacione, të dorëzuara nga VMRO-DPMNE-ja dhe të Ligjit për parti politike, të dorëzuar nga LSDM-ja, me të cilat ndalohen shoqata dhe partitë të mbajnë emra fashistë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like