(VIDEO) Bullgaria mban të bllokuar marrëveshjen për menaxhimin e kufirit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Komisioni Evropian  konfirmon  se marrëveshja për menaxhimin e kufirit mes BE -së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar nga Bullgaria sepse ky vend nuk e njeh gjuhën maqedonase, raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Marrëveshja mbetet ende e panënshkruar sepse Sofja nuk e pranon klauzolën në fund të dokumentit që tregon gjuhët në të cilat është nënshkruar.

Të gjitha vendet tjera e kanë këtë klauzolë ku janë cituar gjuhët, ku në rastin e Bosnjës dhe Hercogovinës janë cituar të tre gjuhët zyrtare. Sidoqoftë, Bullgaria kërkon që të qëndrojnë

“Gjuhët e paleve nënshkruese”, gjë që është e papranueshme për palën maqedonase. Sepse Maqedonia atëherë do të ishte i vetmi vend për të cilin gjuha nuk specifikohet.

Ndërsa Komisioni Evropian sqaron se ato janë duke pritur që Shkupi dhe Sofia të gjejnë sa më shpejtë zgjidhje.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian më tejë tregon se marrëveshja nuk është ende në fuqi sepse negociatat vazhdojnë. Referencat për gjuhën maqedonase janë pengesa e vetme për nënshkrimin e marrëveshjes me FRONTEX. Komisioni inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të gjejnë një zgjidhje reciprokisht të pranueshme.

Marrëveshja Frontex, ka ngecur për tre vjet, por Bullgaria nuk pranon ta nënshkruajë atë për shkak të klauzolës së gjuhës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like