(VIDEO) Bisedimet në Stamboll, vërehet përparim drejt paqes, kërkohet takim Zelensky-Putin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një raund i ri i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, i ndërmjetësuar nga Turqia, ka nisur të martën në Stamboll. Bisedimet dyditore të paqes po zhvillohen në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky në bisedimet e Stambollit, ka dhënë disa detaje nga takimi. Ai tha se ka pasur “konsultime intensive” për një sërë çështjesh, kryesorja nga të cilat ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Diskutimet janë fokusuar po kështu edhe tek armëpushimi dhe zgjidhja e të gjithë problemeve humanitare me të cilat po haste aktualisht vendi.

Pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, Rusia zotohet se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në kryeqytetin Kiev dhe në qytetin verior Chernihiv. Kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes me Ukrainën tha se presidentët e dy vendeve mund të takohen kur të miratohet drafti i një traktati të paqes.

Përpara bisedimeve, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa agresioni ka hyrë në muajin e dytë.

“Ne besojmë se një paqe e drejtë nuk do të ketë humbës dhe një konflikt i zgjatur nuk është në interesin e askujt”, u tha Erdogan negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Para bisedimeve, kryetarët e delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, David Arakhamia dhe Vladimir Medinsky, zhvilluan një takim kokë më kokë.  Në bisedime po merr pjesë edhe miliarderi rus Roman Abramovich.  Abramovich zhvilloi bisedime në Moskë dhe Lviv në fillim të këtij muaji në një përpjekje për të ndërmjetësuar midis dy vendeve. Sipas mediave amerikane, oligarku rus u mbajt jashtë listës së sanksioneve të Uashingtonit për shkak të përpjekjeve të tij si ndërmjetës.  Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër në Stamboll .

Ndërkaq, presidenti I Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se Evropa duhet të ndalojë së dëgjuari çdo justifikim të bërë për Rusinë. Duke iu drejtuar ligjvënësve danezë përmes video-lidhjes, Zelenskyy tha se Moska synon të shkatërrojë plotësisht jetën normale në Ukrainë. Ai theksoi se po kryhen krime lufte dhe se bota nuk po i ndalon ato.

Zelenski

“Ne duhet t’i themi jo naftës ruse dhe energjisë ruse sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo varësi i lejon udhëheqjes ruse të jetë kaq arrogante, të përdorë urrejtje kundër popullit tonë dhe të shkatërrojë jetë në vendet tona fqinje”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një bllokadë të unifikuar kundër të gjitha bizneseve, tregtisë dhe naftës ruse. Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka hasur në zemërim ndërkombëtar, ku BE-ja, SHBA-ja dhe Britanina, ndër të tjera, kanë zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.  Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.151 civilë janë vrarë dhe rreth 1.800 të tjerë janë plagosur që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt, por theksohet se shifra e vërtetë e viktimave është shumë më e lartë. Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se po ashtu mbi 3,8 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, ndërkohë me miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. /SHENJA/

 

You may also like