(VIDEO) Besimtarët Ortodoks shënojnë festën e Epifanisë

by admin
Spread the love

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën e Epifanisë, e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Festa quhet Epifania për shkak të shërbimit të madh të ujit që kryen kisha në këtë ditë. Organizimin e këtij shenjtërimi tradicional të ujrave të lumit Vardar dhe aktin e vënies së Kryqit të Shenjtë e kishtë bërë Dioqeza Ortodokse e Shkupit KOM-OA. Në ujërat e Vardarit këtë vitë kanë hyrë 157 qytetarë. Kremtimi i festës së Epifanisë filloi në orën 09:00 në tempullin “Lindja e Shën Mërisë” e kryesuar nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase. Sipas besimeve, ai që kap kryqin do ta ndjekë fati dhe bekimet gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e një personi me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit, ujërat bëhen shëruese.

Ndërkaq kreu i vendit, Stevo Pendarovksi, në urimin e tij porositi, solidaritet, mirëkuptim mes qytetarëve dhe mbështetjen e njëri-tjetrit.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“Gezuar dhe perjetë festën e madhe të krishtere Epifania . Le të jemi të kujdesshëm dhe të dhembshur dhe të mbështesim njëri-tjetrin, duke dhënë vazhdimisht dashuri dhe duke shpërndarë energji positive”

Urimi i kësaj feste përmes fejsbukut është bërë edhe nga kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski i cili poashtu ishte edhe prezent në kremtimin e kësaj feste.

HRISTJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Si popull sot përballemi me rrjete të errëta dhe të rënda që po na minojnë vlerat tradicionale që nuk na kanë mbajtur ndër shekuj. Por ja që dobësitë njerëzore të korrupsionit dhe krimit po minojnë themelet e vendit tonë, shtëpisë sonë të përbashkët. Këto probleme, si kurrë më parë, kërcënojnë mbijetesën tonë dhe prandaj duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për t’i kundërshtuar”

Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.

/SHENJA/  

MARKETING



You may also like