(VIDEO) Besimi: Ka largim të kuadrove, ndaj ka konkurse për punësim

by admin
Spread the love

Institucionet nuk guxojnë të punësojnë, vetëm në rast se nuk plotësohet një pozitë për shkak të pensionimit apo daljeve të tjera të personelit, deklaroi ministri i financave Fatmir Besimi lidhur me punësimet e shpallura në administratë. Besimi theksoi se ka një dalje të vazhdueshme të punonjësve dhe se  numri i punonjësve në administratë zvogëlohet nga viti në vit. “Të dhënat tregojnë se nga 87,028 punëtorë në vitin 2021, numri i të punësuarve në vitin 2023 është 84,200, që do të thotë se kemi një trend të uljes së numrit të të punësuarve”, tha Besimi.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Është një reformë gjithëpërfshirëse që po zbatohet në administratë. Ata duhet të punësohen për një periudhë të pacaktuar në vend të afatit të caktuar, por në mënyrë transparente përmes shpalljes publike dhe për këtë nuk kërkohen fonde shtesë. Pra buxheti nuk është i ngarkuar, nuk nevojiten mjete shtesë.Çdo institucion është i obliguar të tërheqë punëtorë efikas. Ata duhet t’u shërbejnë qytetarëve”.

Lidhur me pagat e funksionerëve Besimi deklaroi se në vitin 2024 nuk janë paraparë mjete shtesë në buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve. Sipas tij, këtë vit pagat e zyrtarëve nuk do të jenë në përputhje me rritjen e pagës mesatare .

FATMIR BESIMI MINISTËR I FINANCAVE

“Nuk ka para në Buxhet për rritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024. Është reflektim i politikës së shpallur nga Qeveria se do të ketë ndërhyrje ligjore që kjo të mos ndodhë në vitin 2024. Nuk do të ketë rritje shtesë në krahasim me vitin 2023”.

Besimi potencoi se në buxhetin e vitit 2024, mjetet për paga janë parashikuar 10% më shumë se në vitin 2023, për pagesën e pagave për punonjësit ekzistues në sektorin publik. Qëllimi sipas Besimit  është që të sigurohet rritje konstante e pagave, në mënyrë që të ketë një administratë që do të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe kompanitë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like