(VIDEO) Beograd, Vuçiq, Rama dhe Dimitrov diskutojnë për “Ballkanin e Hapur”

by admin
Spread the love

Ballkani i Hapur do të mbledh 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nisma e të parit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që gjeti mbështetje tek kryeministri në ikje i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nesër do të zhvillohet pa këtë të fundit.

Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryministrin Zaev në krahë të homolgout shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb, Vuçiq. Në vend të Zaevit, në takim do të shkoj zëvedëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Ashtu sikurse edhe në takimet e mëparshme të këtij formati, Vuçiq , Rama dhe Dimitrov në ditën e parë të samitit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit.

Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ia lënë vendit takimit trepalësh. Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiq, Rama dhe Dimitrov do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për media.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Dia ditë më parë, Vuçiv përmes një postimi në profilin e tij të Fejsbukut ngreu dyshime  zhvillimin e takimit duke  shprehur “mbështetje e fortë “Open Ballkan”.

Përkundër këtij fakti, Rama e Vuçiqi po tentojnë ta çojnë përpara projektin e tyre. Ndërkohë disa ditë më parë nga Washingroni erdhën qëndrime të qarta dhe mbështetëse për këtë iniciativë.

Gabriel Escobar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se udhëheqësit e të tre vendeve që kanë shqyrtuar nismën e Ballkanit të Hapur na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre vendet e tjera. Nisma e Ballkanit të Hapur pasqyron gjithashtu edhe diçka nga Procesi i Berlinit, quajtur treg rajonal i përbashkët, ndaj ne mendojmë se janë plotësuese, ne mendojmë se çdo gjë që i sjell vendet më afër do të krijojë besim ndërmjet njerëzve, ndërsa do të krijojë edhe mundësi për lëvizje politike për disa nga çështjet”, deklaroi diplomati amerikan.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like