(VIDEO) Bekteshi: Për 10 ditë pritet ulje e çmimeve të mishit, bukës dhe qumështit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në dhjetë ditët e ardhshme presim ulje të çmimeve të produkteve bazë, veçanërisht të atyre të potencuara në Vendimin për përcaktimin e marzheve nga 5 deri në 12 për qind, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai deklaroi se deri në fund të javës së ardhshme pritet edhe ulje të çmimeve të produkteve të mishit. Pritet që të nënshkruhen rreth 1000 kontrata me kompanitë që prodhojnë ushqime, shkolla dhe kompani të vogla të cilave u është dhënë mundësia të blejnë energji elektrike me çmim preferencial nga EVN Shitje. Mes tyre janë rreth 600 furra buke dhe kjo duhet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimit të bukës.

KRESHNIK BEKTESHI MINISTËR I EKONOMISË

“Tashmë ka filluar zvogëlimi i çmimit të bukës. Presim një ulje të produkteve ushqimore bazë. Nesër do të marrim një vendim për zgjerimin e listës së kompanive nga industria ushqimore. Presim që çmimet e festave, pra të ulen çmimet para Vitit të Ri dhe festave fetare”.

Bekteshi njoftoi se nga 1 janari nuk do të ketë rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ai tha që qytetarët të jenë të qetë sepse deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të kenë asnjë problem për furnizim me ngrohje dhe energji elektrike.

KRESHNIK BEKTESHI MINISTËR I EKONOMISË

“Qytetarët duhet të jenë të qetë. Deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të kenë asnjë problem për furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike. Nuk do të ketë rritje drastike nga 1 janari si për ngrohjen ashtu edhe për energjinë elektrike, sepse po bëjmë analizat dhe projeksionet e duhura. KRE tashmë është gati me të gjitha të dhënat për përcaktimin e çmimit për gjashtë muajt e ardhshëm të vitit të ardhshëm”.

Sa i përket rezervave të karburantit dizel, ministri tha se ky është informacion i klasifikuar që shqyrtohet në një seancë të mbyllur të qeverisë dhe nuk mund të shpallet publikisht.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 


You may also like