(VIDEO) Bekteshi: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të bëjmë gjithçka që kemi në dispozicion që të mos ketë rritje drastike të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël,  për kompanitë mikro dhe të vogla, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, para fillimit të festimit të përvjetorit  të 90 –të të  Odës së Zejtarëve.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Do të ketë ulje çmimi për konsumatorët e vegjël për faktin se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror tashmë po stabilizohen në bursat botërore. Kjo na mundëson të ndërhyjmë që kompanitë tona mikro dhe të vogla të jenë më konkurruese jo vetëm në tregun tonë, por edhe në rajon e më gjerë”.

Bekteshi theksoi se është e sigurt që do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Për këtë tashmë janë siguruar mjete dhe dje është miratuar plani i veprimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Presim që në mes të janarit të marrim fondet nga BE-ja, me të cilat do të mund të ndihmojmë drejtpërdrejt kompanitë mikro dhe të vogla. Në pjesën e amvisërive, qytetarët që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, dhe ata që shpenzojnë pa nevojë dhe kanë hapësirë për të shpenzuar, do të paguajnë më shumë dhe të tilla do të jenë edhe çmimet”.

Marrja e vendimit përfundimtar për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar pas 1 janarit, siç tha Bekteshi, është punë e Komisionit Rregullator të Energjetikës i cili tashmë është duke i bërë llogaritjet.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like