(VIDEO) Bekteshi: Me masat e reja nuk do të mbështeten kazinotë, bankat dhe minierat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Minierat, kazinotë, bankat nuk do të mbështeten nga Qeveria përmes masave anti-krizë. Mbështetje, do të fitojnë, bëri me dije ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi,  gastronomitë dhe hotelieret. Ndërsa, shtoi se do të ndihmohen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe do të merren masat e duhura për ngrirjen e çmimeve dhe marzhet.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Biznesi do të ndihmohet drejtpërdrejt, por ata sektorë që kanë vërtet nevojë. Unë kam thënë se ata sipërmarrës që tregojnë se realisht kursejnë dhe ata që vërtet kanë nevojë për mbështetje do të marrin mbështetje nga Qeveria. Nuk besoj se disa kompani që vitin e kaluar kanë pasur fitime mbi 30 milionë euro, që kanë pasuri minerale dhe që përdorin të mira publike nga të gjithë qytetarët, të kenë nevojë për mbështetje. Ne i kemi ato të dhëna dhe po merren masat”.

Sipas Bekteshit, disa hotele dhe objekte hotelierike janë në tregun e rregulluar dhe kanë çmim të garantuar të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor, ndërsa për ato në tregun e lirë, qeveria do të dalë me propozime konkrete për uljen e kostos së energjisë elektrike deri në fund të kësaj jave.

Produktet bazë sipas ministrit nuk do të mungojnë në treg. Ndërsa shtoi se qytetarët po përballen me çmime jo reale, prandaj gjatë kësaj jave, Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvend do të shqyrtoj ligjin për mbështetje të konsumatorëve, që të mund të merren masat e duhura nga ana e Qeverisë, duke u thirrur në atë ligj që konsumatori të jetë sa më i mbrojtur.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like