(VIDEO) Bekim Sali: Tash është momenti ideal për të zgjidhur problemet në shëndetësinë primare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot personalisht iu bashkua protestave të mjekëve amë dhe privat, duke i mbështetur ata dhe për t’iu treguar se është në anën e tyre, dhe tha se vetë ai vjen nga mjekësia primare dhe i di problemet me të cilat ballafaqohen mjekët. Sali u shpreh se së shpejti do ta zgjedhin probelmin e sistemit të pagesës në mjekësinë private i cili është tani më 20 vjet, dhe është momenti për ta ndryshuar.

Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë

“Vlerësoj se është momenti ideal, që ta zgjidhim një herë e përgjithmonë problemin me shëndetësinë primare. Dua të theksoj se ne si ministri kemi formuar grup pune, kemi realizuar disa takime, dhe kemi diskutuar se me cilat probleme duhet të ballafaqohemi dhe t’i zgjidhim. Sistemi i pagesës në mjekësinë primare është 20 vjeçar dhe vlerësojmë se ka ardhur momenti që ajo të ndryshojë, dhe të jetë më adekuat edhe për punëtorët shëndetësor edhe për mbrojtjen e shëndetit për të gjithë qytetarët”.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privat, Lilija Çollakova, tha se shpresa e fundit e tyre është tek ministri Bekim Sali, i cili mund ta kuptojë porblemi e tyre që kanë.

Lilija Çollakova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privat  02:03

 “Për herë të parë kemi ministër i cili është në anën e mjekësisë primare, stomatolog dhe kjo është për t’u përshëndetur. Shpresa e fundit është se diçka mund të bëjmë me të. Së bashku të ngadhnjejmë, për reforma ekonomike, të rritet vlera e kapitacionit, ta ndryshojmë ligjin. Këta mjekë dhe motra, presim me shumë padurim të ndryshohet ai nen të cilin e kemi shumë të rëndësishëm. Shpresojmë se me këtë ministër do të ndryshojmë shëndetësisë elektronike, do ta ndryshojmë politikën ndëshkuese të kemi jetë dinjitoze”.

Mjekët kërkojnë që të rritet vlera e kapaciteti  nga 60 denarë në 90 denarë për pacient, sipas të cilit Fondi për Sigurim Shëndetësor ua paguan rrogën mjeëve të përgjithshëm amë.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like