(VIDEO) Banorët e Çairit dhe Butelit prej dy ditësh pa ngrohje qendrore

by admin
Spread the love




Mbi 500 banesa në lagjet Shkup veri dhe Fushë Tophane kanë mbetur pa ngrohje në mes të dimrit. Banorët e këtyre vendeve, të revoltuar, thonë se i paguajnë rregullisht faturat dhe tash e dy ditë ngrohtorja Shkup Veri nuk lëshon ngrohje.

Nga kompania thonë se për shkak të çmimit jashtëzakonisht të lartë të gazit natyror, janë përballur me probleme serioze financiare. Për tejkalimin e tyre thonë se duhet të përfshihen të gjitha organet që të mund të arkëtojnë borxhet nga institucionet, por edhe të japin ndihmë financiare. Ngrohtorja i shpreson se problemi do të zgjidhet shpejt dhe banorët do të kenë ngrohje.

Nga Komuna e Çairit kanë konfirmuar se kanë borxh ndaj ngrohjes, të cilin do ta paguajnë të hënën, por që nuk do ta zgjidhë problemin.

KOMUNA E ÇAIRIT

“Duhet të theksojmë se të hënën do ta shlyejmë të gjithë borxhin. Besojmë se të ketë ngrohje deri në fund të javës së ardhshme, pasi kompania ka problem ta sigurojë gazin për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimit”.

Së fundi, Komisioni Rregullatot për Energjetikë ka propozuar që të shqyrtohet mundësia që furnizuesit Sh. A Shkup Veri dhe EMV, Energetika të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, me qëllim të rritjes së numrit të konsumatorëve dhe optimizimit të prodhimit të energjisë termike.

Gati çdo vit qytetarët e kësaj pjese të qytetit mbeten pa ngrohje në mes të dimrit, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve të ngrohtores dhe institucioneve. /SHENJA/

 


Lexo lajme interesante

You may also like