(VIDEO) Banka Botërore: Rritja e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut sivjet 4.6%, inflacioni 2.4%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për 4.6%, do të jetë rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut, ndërsa inflacioni do të jetë 2,4 për qind, me tendencë që të stabilizohet, thuhet në Raportin më të ri të Bankës Botërore. Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Masimiliano Paoluçi tha se  krahas rimëkëmbjes ekonomike ende ekzistojnë rreziqe, para së gjithash për shkak të ritmit të ngadaltë të vaksinimit në vend.

Masimiliano Paoluçi, drejtor i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

“Projeksioni për rritje është 4.6 për qind në vitin 2021,shumë më i lartë se parashikimet e pranverës. Këto pikëpamje pozitive mbeten të mbushura me rreziqe negative si rezultat i ritmit të ngadalshëm të imunizimit dhe zinxhirëve të furnizimit të ndërprerë, pasi kushtet e financimit fillojnë të forcohen”.

Përveç Malit të Zi, të gjitha ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi, sipas Paoluçit, deri në fund të vitit do të kthehen në nivel sikur para pandemisë.

Masimiliano Paoluçi, drejtor i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor po rimëkëmbet pas recesionit në vitin 2020 i shkaktuar nga KOVID-19 falë rimëkëmbjes më të shpejtë se sa pritej në 2021. Perspektivat në rajon janë përmirësuar ndjeshëm, me rritjen e BPV-së të parashikuar të arrijë në 5.9 përqind në 2021, pas një rënie prej 3.1 përqind në vitin 2020. Në vitin 2022, rritja në rajon parashikohet të jetë 4.1 për qind, ndërsa në vitin 2023 pritet të jetë 3.8 për qind. Norma e varfërisë në rajon parashikohet të vazhdojë prirjen rënëse të nisur para pandemisë dhe të ulet me rreth 1 pikë përqindje në 20.3 për qind, afër nivelit të vitit 2019”.

Nga ana tjetër, hapësira e ngushtë fiskale dhe nivelet e larta të borxhit vazhdojnë të dominojnë rajonin. Sipas Raportit, rimëkëmbja në rajon është rezultat i kërkesës më të fortë të brendshme dhe të jashtme.

Paoluçi theksoi se shkalla e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor, e cila mbetet prapa vendeve të tjera evropiane, mund të shkaktojë kufizime të reja si rezultat i një valë të re KOVID.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like