(VIDEO) “Ballkani i Hapur”, lehtëson qarkullimin e mallrave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ballkani i Hapur ka përshpejtuar dukshëm qarkullimin e mallrave në doganë. Në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë, kamionët kalojnë kontrollin kufitar dhe doganor për më pak se 4 minuta, ndërsa e gjithë procedura e kontrollit veteriner dhe fitosanitar nuk zgjatë më shumë se gjysmë ore. Përfaqësuesit e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të cilët inspektuan sot qarkullimin e mallrave në Tabanoc, thonë se Ballkani i Hapur po prodhon tashmë rezultate konkrete për ekonomitë e vendeve pjesëmarrëse.

ZORAN JOVANOVSKI, ODA EKONOMIKE E RMV
“Fokusi i Ballkanit të Hapur që të prodhojë rezultate konkrete është ajo që e veçon këtë nismë nga disa që i kemi patur më herët. Në kohë krizash si kjo aktuale, mund t’ia lehtësojmë vetes duke ulur shpenzimet e biznesit, me mundësimin e qarkullimit më të lirë të mallrave në kufi. Kështu kursehet kohë, ndërsa koha është para. Kështu edhe produktet do të shiten më lirë, do të rritet konkurrenca”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh theksoi se përkundër përparësive logjistike, përfitimet e Ballkanit të Hapur përkthehen edhe në ndihmë konkrete mes shteteve në kohë të mungesës së prodhimeve bazë.

MARKO ÇADEZH, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË SERBISË
“Përparësia e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm ajo që kamionët nuk do të presin gjatë ose fare në kufi, por bashkëpunimi mes 3 vendeve për furnizimin me ushqim dhe siguria e furnizimit. Kjo është punë e madhe, të mos mendojmë se a kemi vaj, miell, sheqer ose grurë, sepse secili prej nesh ka diçka. Nëse jemi pajtuar që do të ndihmojmë njëri-tjetrin, këtë do ta bëjmë”.

Pasdite inspektim i qarkullimit të mallrave do të bëhet edhe në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku gjithashtu kanë hyrë në fuqi lehtësimet sipas marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Ballkanit të Hapur. /SHENJA/

You may also like