(VIDEO) Autoritetet kapin katër autobusë ilegal të linjave ndërkombëtare

by admin
Spread the love




Nëpunës policor në Stacionin policor për Kalimin kufitar Tabanoc dhe nga Sektori për krim tejkufitar Shkup pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, dje gjatë kontrollit kanë konstatuar se katër autobus dhe dy automjete të udhëtimit kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion adekuat. Nga Inspektorati Shtetërorë për transport janë shqiptuar sanksione për vozitës dhe automjetet.

MPB

“Gjatë kontrollit të një autobusi me targa të Gostivarit, drejtuar nga S.B.(43) nga Prilepi, autobusi me targa të Tetovës, drejtuar nga A.L. nga fshati Çellopek, autobusi me targa të Shkupit, drejtuar nga S.D.(63) nga Shkupi dhe S.T.(52) nga fhati Kosovrast i Epërm, Dibër, dhe autobusi me shenja nacionale të Danimarkës, drejtuar nga R.S.(42) dhe SH.I.(52), që të dy nga fshati Nerasht, Komuna e Tearcës, u konstatua se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat”

Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin e udhëtimit “mercedes” me targa të Strumicës, drejtuar nga B.M.(25) nga Strumica dhe automjetin e udhëtimit – furgon “citroen” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.M.(37) nga Shkupi u konstatua se kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit adekuat.

Kjo çështje kohëve të fundit është bërë temë diskutimi, pasi që edhe autobusi I kompanisë ‘Besa Trans’ i cili u aksidentua në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtatë të tjerë mbetën të lënduar, nuk kishe certifikatë për licencë për kryerjen e transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtar dhe as për ndonjë lloj tjetër të transportit publik të udhëtarëve.

Linda Ebibi /SHENJA

 


You may also like