(VIDEO) Autobusët privatë bllokojnë rrugët para qytetit të Shkupit

by admin
Spread the love




Shoferët e autobusëve të kompanive private kanë protestuar para qytetit të Shkupit duke bllokuar hyrjen kryesore me parkimin e autobusëve. Ata po kërkojnë takim me kryetaren Danella Arsovska, për të zgjidhur çështjen e mospagesës së pagave. Shoferët deklarojnë se nëse nuk arrijnë marrëveshje do ta ndalojnë qarkullimin edhe autobusëve me numër 11, 12, 9, 45, 23, 63, 73, 55.

Për momentin Qytetit i Shkupit ka marrëveshje vetëm me kompaninë “Sloboden Preveoz”, ndërkaq ndërpreu marrëveshjen me Makekspres ku rreth 100 shoferë mbetën pa punë.

Gjatë dekalrimeve të mëhershme, kryetarja Arsovska vlerëson se nuk ka asnjë problem në transportin publik dhe se ka autobusë si më parë, dhe thotë se informacionet janë spekulime sepse njerëzit presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Ajo pohon se NTP i ztëvendëson të gjitha linjat e privatëve. Arsovska konsideron se nuk është problem që privatët të mos qarkullojnë dhe thotë se nëse duan, mund ta ndërpresin kontratën me ta në mënyrë miqësore.

Kryetarja Arsovska në fushatën zgjedhore premtoi transport falas me autobus për të gjithë qytetarët dhe 250 autobusë të rinj ekologjikë. Në vitin e parë të mandatit të saj, u rikthye vetëm transporti falas të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën për pensionistët, i cili u anulua gjatë periudhës së kufizimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Deri tash, nuk ka transport falas për të gjithë qytetarët dhe as nuk ka nisur procedura për blerjen e 250 autobusëve të premtuar. /SHENJA/

 


You may also like