(VIDEO) Arsovska: Shkupjanët do të jetojnë në qytet evropian

by admin
Spread the love

Si kryetare e ardhme e qytetit të Shkupit qëllimi im është që banorët e qytetit të jetojnë në metropol modern evropian. Kështu u shpreh kandidatja e pavarur  për kreun e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë prononcimit të saj për media, e cila tha se në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e saj do të ketë kualitet më të lartë jetësor, infrastrukturë moderne, do të zgjidhet problemi në komunikacion dhe do ta ruajnë mjedisin  jetësor.

Danella Arsovska, kandidate e pavarur për qytetin e Shkupit

“Sot jemi këtu ashtu siç mund ta shihni para bibliotekës së Shkupit, të cilës i nevojitet renovim I plotë, do të punojmë në modernizmin dhe rikonstruktimin e saj. Ndërsa, në bashkëpunime me 10 komuna të qytetit të Shkupit do të mundësojmë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për të rinjtë të kenë qasje në leximore tek të gjitha komunat e Shkupit”

Arsovska gjithashtu premtoi se gjatë mandatit të saj do të hapet bibliotekë në komunën e Aerodromit, të pajisur me teknologjinë të re dhe të mirë. Ndërsa, shtoi se me realizmin e projektit “Për modernizmin e Shkupit”, qyteti do të transformohet në qytet të mundësive digjitale. Siç tha ajo, digjitalizmi do të përfshijë, administratën publike, parkingjet dhe shumë pjesë të infrastrukturës në qytet, pasi sipas saj pandemia ka treguar që digjitalizimi është i pashmangshëm.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

You may also like