(VIDEO) Arsovska: Procedura për emërimin e drejtorëve drejt fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetarja e Qytetit të Shkupit njoftoi se ka përfunduar procedura e emërimit të drejtorëve të rinjë. Në një prononcim për media, Arsovska bëri me dije se vendet e zbrazëta të udhëheqësve të drejtorive që u dorëhoqën në kuadër të Qytetit të Shkupit, janë zëvendësuar dhe të njejtit do të bëhen publik brenda ditës.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“Procedura për emërimin e drejtorëve të rinjë ka përfunduar, do të njoftoheni në mënyrë shtesë. Emrat do të publikohen shumë shpejtë. Shumë shpejtë nënkupton gjatë ditës”.

Një pjesë e madhe e drejtorive në Qytetin e Shkupit, prej javësh kanë mbetur pa udhëheqës, përshkak se ato u dorëhoqën njëri pas tjetrit, si pasoj e prishjes së raporteve mes VMRO-së dhe kryetares Danella Arsovskës. Drejtorët e dorëhequr, të gjithë kishin arsyetimin e njejtë, thonin se nuk kishin raport korrekt ose aspak bashkëpunim me kryetaren Arsovska. Edhe kryetari i VMRO-s Hristijan Mickoski, ishte deklaruar lidhur me këto zhvillime. Kishte thënë që bashkëpunimi me Arsovskën nuk kishte dalë ashtu siç kishte menduar dhe se ndjeheshin të zhgënjyer prej saj. Kurse Arsovska akuzoi VMRO-në se kanë dashur të fitojnë përmes një tenderi në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like