(VIDEO) Arsovska: prej kohësh nuk kontaktoj me Mickoskin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përplasjet virtuale mes kryetares së Qytetit të Shkupit dhe VMRO-DPMNE-së ende po vazhdojnë. Kryetarja Danella Arsovska në një prononcim për Kanal 5, ka thënë se prej kohësh nuk ka kontakt me kryetarin e VMRO-së Hristijan Mickoskin dhe që nuk do të lejojë ndikim politik dhe korrupsion në Qytetin e Shkupit.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT  

“Ne nuk kemi kontakt prej kohësh, ato kontakte që i kemi pasur kanë qenë në drejtim të realizimit të aktiviteteve programore të Qytetit të Shkupit. Unë si person i zgjedhur nga shkupjanët, nuk do të lejoj asnjë ndikim politik në Qytetin e Shkupit. Nëse dikush ka vlerësuar se ai besim duhet të jetë për të punuar për interesa personale të dikujt, ajo nuk do të ndodh. Parasegjithash, si person, nga dita e parë, kam treguar se do të jem kundër korrupsionit”.

Deklaratës së saj ju përgjigjën nga VMRO. Ato akuzojnë Arsovkskën duke thënë se menaxhimi i keq me Qytetin e Shkupit dhe mos realizimi i premtimeve ndaj shkupjanëve janë gjëra që VMRO nuk do t’i lërë të kalojnë ashtu, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë. Ata shtojnë se Arsovska e ka vendosur interesin personal, para atij të Qytetit.

Ndërkaq, sot ka reaguar edhe drejtori i dorëhequr një ditë më parë, Bojan Hristovski. Ish drejtori i NP “Parkingu i Qytetit”,  për Radio Lider ka thënë se është gënjeshtër pohimi i Arsovskës në facebook, të cilin e bëri një ditë më parë.

BOJAN HRISTOVSKI, ISH DREJTORI I NP “PARKINGU I QYTETIT”

“Atë që e pamë dje në profilin e kryetares Arsovska, sinqerisht me befasoi. Profili i një personi në nivelin e kryetares të thotë gënjeshtër të atillë në rrjete sociale, sinqerisht nuk ishte gjë e duhur për mua, vetëm u befasova”.

Gjatë ditëve të fundit janë shkarkuar ose dorëheqyr tre drejtorë në ndërmarrjeve publike në Qqytetin e Shkupit si dhe Sekretari I Qytetit të Shkupit. Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

You may also like