(VIDEO) Arsovska kërkon kthimin e përmendores së larguar të Qoseto-Kasapit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ka dorëzuar iniciativë në  Këshillin e Qytetit të Shkupit për rikthimin e përmendores së Andon Lazov Janev- Qoseto, i njohur si kasapi. Ajo ka vlerësuar se heqja e përmendores nga udhëheqja e mëparshme ishte e padrejtë.

DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Përmendorja do të vendoset në lokacion të ri e cila gjendes mes bulevardin ‘Aleksandar Makedonski’ dhe Bulevardit ‘Belasica’ në verilindje nga rrethrrotullimi. Bëhet fjalë për një personazh mjaft të rëndësishëm historik i cili në mënyrë të padrejtë dhe tinëzare ishte larguar nga udhëheqësia e mëparshme”

Ajo ka shtuar se nuk do të lejojnë që përmendorja e tij të ndryshket nëpër magazina.

Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së. Ky bust u vendos mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014 përpara Gjykatës Supreme të Shkupit, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini, për tu larguar më pas mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 2018, ku u dërgua në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti u bë me urdhër të Qytetit të Shkupit. Grupi i atëhershëm punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht konstatoi një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike hapi hetim për bustet të cilat u vendosën si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like