(VIDEO) Arsovska: Jam e bindur se do ta fitojë Shkupin

by admin
Spread the love

“Nuk i kam hyrë garës për të qenë e dyta. Që nga fillimi kam qenë e bindur në fitore”, kështu u shpreh kanditja e panvarur për qytetin e Shkupit Danella Arsovska në emisionin debativ në Tv Shenja. Danella Arsovska do të garojë në  rrethin e dytë me kundër kanditatin e sajë të LSDM-së Petre Shilegov. Ajo është e bindur se do të jetë e para e Shkupit  dhe thekson se do të ketë ende më shumë mbështetje nga qytetarët, që të jetë një Shkup modern.

DANELLA ARSOVSKA- KANDIDATE PËR QYTETIN E SHKUPIT

“Të gjithë shkupjanët në këto zgjedhje votën e japin për person. Mendoj se tani ata do të votojnë për person i cili nuk jep vetëm premtime dhe nuk i realizon ata. Besojë se qytetarët pa asnjë ndarje, pa parë se ku jetojnë, problemet i kanë elementare. Kësaj radhe besoj se do të votojnë për person për t’i zgjidhur problemet e tyre”.

Arsovska thotë se do të përpiqet maksimalisht për të rregulluar ndotjen e ajrit dhe premtonë 250 autobusë EKO.

DANELLA ARSOVSKA- KANDIDATE PËR QYTETIN E SHKUPIT

“Me rritjen e numrit të eko-autobusëve do të ulet ndotja e ajrit. Nëse transporti publik do të jetë i shpejt dheefikas, do të shfrytëzojë shumë më shumë transportin publik dhe kjo do të ulë edhe më shumë përdorimin e makinave. Kjo do të ndikojë në jetën kualitative të qytetarëve,  fillimisht do të sigurohen 250 eko-autobusët”.

Arsovska tha se që në ditën e parë të punës do të fillojë të zgjedhë të gjitha problemet elementare të Çairit, ndërsa objektet pa leje nuk do të lejohen më.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale  do jenë më 31 tetorë, ku do të votohet për të gjithë kanditatët që kanë kaluar në ballotazh.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like